Hamasi po përpiqet të ndalojë evakuimet e civilëve, pretendon ushtria izraelite

Azia

Hamasi po përpiqet të ndalojë evakuimet e civilëve, pretendon ushtria izraelite

Nga: A.SH Më: 15 tetor 2023 Në ora: 08:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Zëdhënësi ushtarak izraelit Jonathan Conricus në konferencën e tij të përditshme pohoi se "Hamasi po i pengon në mënyrë aktive civilët që të largohen" nga Gaza veriore në jug - dhe e akuzon grupin për "mungesë të ndonjë vlere për jetën njerëzore". përcjell Bota sot.

Izraeli ka paralajmëruar 1.1 milion palestinezë që jetojnë në veri të Gazës që të evakuohen nga jugu përpara një ofensive të pritshme tokësore dhe mijëra janë larguar me automjete ose në këmbë.

Hamasi u ka thënë palestinezëve që të injorojnë urdhrin.

Conricus më pas tregoi një imazh nga ajri, për të cilin ai pretendoi se ishin dy automjete të Hamasit që bllokonin një kolonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat