Afganistani goditet nga tërmeti i tretë brenda një jave

Azia

Afganistani goditet nga tërmeti i tretë brenda një jave

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Një tërmet i ri ka goditur Afganistanin perëndimor – disa ditë pasi dy lëkundje të mëdha në rajon vranë më shumë se 1000 njerëz.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së thotë se tërmeti me magnitudë 6.3 ndodhi në afërsi të qytetit të Heratit. Ishte në një thellësi prej 6.3 kilometra.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima.

Më shumë se 90% e atyre që vdiqën në tërmetet e mëparshme ishin gra dhe fëmijë, tha agjencia e OKB-së për fëmijë Unicef, raporton BBC.

Në raportin e saj, Shërbimi Gjeologjik amerikantha se epiqendra e tërmetit të fundit ishte 30 km në veri-perëndim të Heratit, qyteti i tretë më i madh i Afganistanit afër kufirit iranian.

Afganistani goditet shpesh nga tërmete, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush, pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat