Veterani i ushtrisë izraelite u mban fjalim pjesëtarëve të IDF-së: Këto kafshë nuk mund të jetojnë më

Azia

Veterani i ushtrisë izraelite u mban fjalim pjesëtarëve të IDF-së: Këto kafshë nuk mund të jetojnë më

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 09:39
Veterani i ushtrisë izraelite

Veterani i ushtrisë izraelite Ezra Yachin, 95-vjeç, është një prej mbi 300 mijë rezervistëve që Izraeli mobilizoi pasi që shpërtheu lufta me Hamasin në Gazë.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku ai shihet duke bërë thirrje për vrasjen e palestinezëve.

Siç raporton Al Jazeera, Yachin nuk do të jetë i përfshirë në luftë, por me gjasë do të shërbejë si “këshillues” për ushtarët izraelitë.

“Jini triumfues dhe jepuni fund dhe mos e lini askënd. Fshihni memoriet e tyre. Fshini ata, familje, nënat dhe fëmijë. Këto kafshë nuk mund të jetojnë më”, tha Yachin derisa iu drejtohej ushtarëve izraelitë këtë javë në videon që është bërë virale.

Ai shtoi se nuk ka “dyshime” sepse Hezbollahu do të “mund të sulmonte nga ajri”, dhe “këtu arabët do të mund t’i sulmonin izraelitët”.

“Çdo hebrenj me armë do të duhej të dilte dhe t’i vriste. Nëse keni fqinj arabë, mos pritni, shkoni në shtëpinë e tij dhe qëllojeni”, shtoi Yachin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat