Momenti kur ndodh shpërthimi i fuqishëm në Rripin e Gazës, derisa konvoji me civilët palestinezë po largoheshin nga veriu në jug

Azia

Momenti kur ndodh shpërthimi i fuqishëm në Rripin e Gazës, derisa konvoji me civilët palestinezë po largoheshin nga veriu në jug

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Një video rrëqethëse shfaq momentin kur konvoji i palestinezëve goditet nga një shpërthim i fuqishëm, derisa civilët po largoheshin në jug të Gazës, pas ofensivës izraelite.

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale, shfaq veturat në lëvizje në Salah al-Din Road, pas urdhrit të Izraelit për evakuim dhe fillimit të ofensivës izraelite.

Në videon që ishte postuar në gjuhën arabe dhe përkthyer në atë angleze, thuhet se “pushtuesit u kanë kërkuar civilëve të emigrojnë, e gjatë procesit të zhvendosjes, ata u goditën direkt”.

Sipas analistëve të luftës, bëhet fjalë për një shpërthim si pasojë e një mjeti të improvizuar shpërthyes.

E pamjet u publikuan pasi ministria palestineze e Shëndetësisë, njoftoi dje se 70 persona humbën jetën, shumica gra e fëmijë që janë vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit, në autostradën kryesore që lidhë Gazën me Izraelin.

Izraeli mbrëmë i ka dhënë ultimatum banorëve të Gazës në veri, që brenda 24 orëve të largohen pasi pritet të fillojnë ofensivën ndaj Hamasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat