Izraeli publikon pamje nga droni: Hamasi po bllokon konvojin e civilëve palestinezë të ikin nga Gaza

Azia

Izraeli publikon pamje nga droni: Hamasi po bllokon konvojin e civilëve palestinezë të ikin nga Gaza

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 12:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat e armatosura të Izraelit (IDF) kanë publikuar pamjet më të cilat pretendojnë se shfaqin bllokadën e konvojit të civilëve nga ana e Hamasit, derisa ata po tentonin të evakuoheshin nga veriu i Gazës.

Ndryshe, ushtria izraelit ka paralajmëruar banorët e pjesës veriore të Rripit të Gazës, që të largohen me qëllim që të mund të fillojnë ofensivën kundër militantëve të Hamasit.

Në anën tjetër, Hamasi i ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë, kurse sipas izraelitëve militantët po i ndalojnë banorët të largohen duke i përdorur si mburojë të gjallë – gjë që Hamasi e ka mohuar kategorikisht.

IDF-ja ka publikuar pamje nga droni, që pretendon se shfaq bllokadat fizike të Hamasit që janë vendosur në rrugën që po e frekuentonte konvoji i civilëve që duan të largohen nga pjesa veriore e Gazës.

“Hamasi po i ndalon dhunshëm civilët që evakuohen në drejtim të jugut të Gazës”, thuhet në kumtesën e IDF-së.

“Kemi dëshmi që Hamasi po vendosë pengesa në rrugë për të parandaluar largimin e civilëve palestinezë që të evakuohen nga veriu në jug të Gazës. Hamasi krenohet me këtë që po i vë në rrezik civilëve dhe është përgjegjëse për çdo viktimë civile”, u tha ndër tjera.

E kreu i Hamasit mbrëmë njoftoi se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza apo Rripi i Gazës për të shkuar në Egjipt.

“Kemi vendosur të qëndrojmë në tokën tonë”, tha Ismail Hani në një paraqitje televizive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat