“Ai është Osama Bin Ladeni palestinez”, izraelitët fillojnë “gjuetinë” e kreut të Hamasit

Azia

“Ai është Osama Bin Ladeni palestinez”, izraelitët fillojnë “gjuetinë” e kreut të Hamasit

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 13:56
Jahya Sinwar

Trupat izraelite të shtunën filluan “gjahun” e komandantit të Hamasit të cilin e quajnë “Osama bin Ladeni palestinez”.

Duke premtuar se do ta gjejnë kudo që fshihet dhe thonë se i ka ditët e numëruara.

Jahya Sinwar, 60-vjeç, është aktualisht kreu i Hamasit në Rripin e Gazës.

Izraeli e kishte arrestuar disa herë, kurse në burgjet e Izraelit i kaloi 24 vite. U lirua më 2011 në kuadër të marrëveshjes së shkëmbimit të burgosurve për ushtarin izraelit Gilad Shalit.

Sinwar sipas pretendimeve të izraelitëve, është përgjegjës për vrasjen e 1.300 izraelitë në sulmin e 7 tetorit.

“Jahya Sinwar është fytyra e së keqes. Ai ishte truri i të keqes, sikurse që ishte Bin Ladeni. Karrierën e tij e ndërtoi me vrasjen e palestinezëve kur kuptoi se janë kolaboracionistë. Më pas u bë i njohur sikur kasapoi Kan Junis”, tha zëdhënësi i forcave të armatosura të Izraelit, Richard Heht.

Heht theksoi se trupat izraelite nuk do të gjejnë qetësi derisa Sinwar nuk gjetet dhe vritet.

“Do të arrijmë tek ai njeri dhe ekipi i tij”, shtoi Heht.

Sinwar u shpall terrorist nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2015.

Zëdhënësi i IDF-së, admirali Hagari ka thënë se kanë filluar kërkimet për Sinwarin që kurrë më parë nuk është parë në historinë e Izraelit.

“Ai është njeri i vdekur”, tha Hagari në një konferencë për shtyp.

Sinwar është lider i Hamasit në Gazë, komandanti i dytë në zinxhirin komandues të tërë Hamasit dhe njëri prej themelues të krahut ushtarak të organizatës.

Ai është trupi pas sulmeve të Hamasit në qytetet dhe komunitetet izraelite në jug të këtij shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat