Ishte fshehur me të birin në strehimore për t’i shpëtuar masakrës së Hamasit, reagimi i izraelitet kur kupton se u shpëtua

Azia

Ishte fshehur me të birin në strehimore për t’i shpëtuar masakrës së Hamasit, reagimi i izraelitet kur kupton se u shpëtua

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 14:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat e armatosura të Izraelit të njohura si IDF, kanë publikuar në profilin zyrtar në platformën X një video të shpëtimit të një nëne që ishte mbyllur në një strehimore së bashku me të birin.

Ata qëndruan të mbyllur derisa të shtunën e javës së kaluar, militantët e Hamasit kryen masakra në jug të Izraelit në sulmin e befasishëm të nisur nga Rripi i Gazës.

Në videon e IDF-së, shihet sesi pjesëtarët e njësisë speciale Oketz arrijnë deri në strehimore dhe tentojnë ta bindin gruan së janë ushtria izraelite, dhe se e ka lirinë t’ua hapë derën.

“Në jemi IDF-ja, nga IDF-ja jemi. Gjithçka është në rregull”, dëgjohen duke thënë pjesëtarët e Oketzit.

Ata përsërisin fjalët se gjithçka është në rregull, derisa gruaja qëndronte e mbyllur.

“A është dikush tjetër me ju”, e pyesin ata izraeliten.

Ajo ua bëri me dije se më të është edhe i biri, e ushtarët futen në strehimore për ta qetësuar këtë nënë të shqetësuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat