“Bën propagandë për Hamasin”, Izraeli kërkon mbylljen e “Al Jazeera”

Azia

“Bën propagandë për Hamasin”, Izraeli kërkon mbylljen e “Al Jazeera”

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Ministri i Komunikimit i Izraelit, Shloma K tha të dielën se po kërkonte mbylljen e zyrës lokale të Al Jazeera duk e akuzuar stacionin e lajmeve të Katarit për nxitje pro-Hamasit dhe për ekspozim të ushtarëve izraelitë ndaj sulmeve të mundshme nga Gaza.

Propozimi për mbylljen e Al Jazeera ishte verifikuar nga zyrtarët izraelitë të sigurisë. Al Jazeera dhe qeveria në Doha nuk dhanë asnjë koment.

“Ky është një stacion që nxit, ky është një stacion që filmon trupat në zonat e grumbullimit jashtë Gazës që nxit kundër qytetarëve të Izraelit – një zëdhënës propagande,” tha Shloma Karhi për Radion e Ushtrisë së Izraelit.

“Është e pandërgjegjshme që mesazhi i zëdhënësve të Hamasit kalon nëpër këtë stacion,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat