Izraelitët gjejnë dokumente të fshehta, militantët e Hamasit kishin instruksione për të sulmuar shkollat dhe rrëmbejnë sa më shumë fëmijë

Azia

Izraelitët gjejnë dokumente të fshehta, militantët e Hamasit kishin instruksione për të sulmuar shkollat dhe rrëmbejnë sa më shumë fëmijë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 14:45

Dokumentet që janë gjetur te militantët e vrarë të Hamasit, pretendohet se zbulojnë planin e fshehtë të ekstremistëve palestinezë që me sulmin e tyre mëtonin të rrëmbenin dhe vrasin sa më shumë fëmijë.

Planet i ka siguruar Sky News që zbulojnë se terroristët kishin marrë instruksione, të sulmojnë shkollat dhe qendrat rinore në kibuc të Kfar Sa’ad.

Dokumenti mban “epitetin sekret”, e në të gjendet harta që tregon vendet ku duhet sulmuar dhe urdhri për të vrarë sa më shumë civilë dhe të marrin peng.

Televizioni britanik ia ka treguar dokumente ekspertëve që vlerësuan se dokumentet me gjasë janë autentike, edhe pse është vështirë të konfirmohet me siguri të plotë.

Data që gjendet në dokument sugjeron se militantët e Hamasit, kishin planifikuar sulmin vdekjeprurës në jug të Izraelit që nga viti i kaluar.

Dokumenti i shkruar në gjuhën arabe, është gjetur nga ushtarët izraelitë dhe ekipet e atjeshme emergjente.

Një pjesë e dokumentit që u gjet nga ekipet emergjente dhe që pjesëtarët e së cilës biseduan me gazetarët e New York Times, tregojnë se sulmuesit kanë qenë mirë të organizuar dhe financuar, me misionet dhe plane të qarta.

Në pyetje është një dokument me katër fshat që e publikoi në Telegram, South First Responders – grupi vullnetar që ndihmoi në tërheqjen e trupave.

“Njësisë luftarake 1” i është dhënë urdhër të “mbajnë shkollën e re në Da’at”, derisa “njësisë së dytë” u janë dhënë detyrat të marrin sa më shumë “pengje” dhe të “kontrollojnë qendra rinore Bnei Akiva”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat