Izraeli granaton pikën kufitare Rafah, pretendon Hamasi

Azia

Izraeli granaton pikën kufitare Rafah, pretendon Hamasi

Nga: A.SH Më: 16 tetor 2023 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Kalimi i Rafahut - në kufi me Gazën jugore dhe Egjiptin - është granatuar nga Izraeli, ka pohuar një radio stacion i lidhur me Hamasin, përcjell Bota sot.

Mijëra palestinezë janë mbledhur atje ditët e fundit, mes shpresave se ata do të lejohen të largohen.

Pritej të hapej në orën 9 të mëngjesit me kohën lokale për hyrjen e ndihmave në Gaza dhe për largimin e disa shtetasve të huaj - por Izraeli dhe Hamasi kanë thënë të dy se nuk ka armëpushim për të lehtësuar një marrëveshje të tillë.

SHBA-të kuptohet se po shtyjnë për një hapje mes një krize humanitare në rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat