“Nuk arritëm të parandalojmë sulmin e Hamasit, jam personalisht përgjegjës” – shefi i inteligjencës izraelite merr përgjegjësinë

Azia

“Nuk arritëm të parandalojmë sulmin e Hamasit, jam personalisht përgjegjës” – shefi i inteligjencës izraelite merr përgjegjësinë

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 19:16
Kreu i inteligjencës izraelite, Shin Bet

Kreu i inteligjencës izraelite, Shin Bet ka deklaruar se është përgjegjës për mungesën e paralajmërimit të hershëm për sulmin e Hamasit në Izrael.

“Pavarësisht përpjekjeve të shumta që i kemi bërë, për fat të keq, nuk kemi mundur të gjenerojmë mjaftueshëm paralajmërime që do të ndihmonin të parandalonin sulmin. Përgjegjësia është e imja sepse unë jam në krye të organizatës. Do të ketë kohë për hetime. Tani po luftojmë”, ka shkruar Ronen Bar në letrën dërguar anëtarëve të agjencisë.

Mediat lokale raportojnë se disa orë para sulmit të 7 tetorit, struktura e mbrojtjes kishte identifikuar lëvizje të pazakontë në Rripin e Gazës, gjë që çoi te një bisedë e vonshme telefonike mes zyrtarëve të lartë, por këto pretendime u hodhën poshtë.

Megjithatë sipas mediave në gjuhën hebreje, Bar ka shkuar në selinë e agjencisë dhe ka urdhëruar që të dërgohet një ekipë e vogël përgjatë kufirit të Rripit të Gazës  duke pritur një sulm në shkallë të vogël.

Siç raporton Times of Israel, kjo agjenci pretendon se të paktën 10 anëtarë të Shin Betit janë vrarë gjatë sulmit të 7 tetorit nga ana e militantëve të Hamasit.

“Jemi në luftë, jo në një raund luftimi. Lufta përfundon me një fitore vendimtare dhe një ndryshim të situatës. Nuk ka kufi dhe asnjë afat kohor. Deri në fund”, shtoi Bar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat