Franca kërkon që ndihmat për Gazën të mos ndalen

Azia

Franca kërkon që ndihmat për Gazën të mos ndalen

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Franca do t’u japë 10 milionë euro agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe OJQ-ve humanitare për të ndihmuar popullsinë e Gazës, u tha gazetarëve të hënën në Bejrut, ministrja e Jashtme franceze.

“Kjo ndihmë është gati dhe tani duhet të jetë në gjendje të vazhdojë. Është një emergjencë”, tha Catherine Colonna për ndihmën e përgatitur nga komuniteti ndërkombëtar për Gazën.

Ministrja shtoi se “disa dhjetëra, ndoshta pak më shumë se 100” qytetarë francezë ishin të pranishëm në Gaza, kryesisht në pjesën jugore të territorit dhe se Franca po punon që “t’i ndihmojë ata të largohen nga Gaza sa më shpejt të jetë e mundur”, raporton CNN.

Nëntëmbëdhjetë qytetarë francezë janë vrarë pas sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor, shtoi Colonna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat