Hamas thotë se në mesin e pengjeve ka “oficerë të rangut të lartë” izraelitë

Azia

Hamas thotë se në mesin e pengjeve ka “oficerë të rangut të lartë” izraelitë

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Hamasi ka pohuar se oficerë të rangut të lartë nga Divizioni i Gazës i IDF-së janë ndër pengjet që ata kanë marrë.

Izraeli thotë se grupi ka marrë 199 pengje gjatë sulmit të tij të befasishëm 10 ditë më parë. Hamasi që atëherë ka pretenduar se shifra mund të jetë deri në 250.

Divizioni i Gazës është një divizion i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit që operon në Rripin e Gazës dhe zonat përreth, raporton Sky News.

Kahled Meshaal, kreu i zyrës së Hamasit për diasporën, shtoi se ka 6.000 të burgosur në burgjet izraelite që ata duan të lirohen në këmbim të lirimit të pengjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat