Hamasi publikon videon e parë të pengjeve

Azia

Hamasi publikon videon e parë të pengjeve

Nga: A.SH Më: 17 tetor 2023 Në ora: 00:08
Vajza e marrë peng nga Hamasi

Një video që tregon një nga pengjet e marrë nga Izraeli dhe të mbajtur në Gaza është publikuar nga krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat al-Qassam, përcjell Bota sot.

Kjo është videoja e parë e pengjeve e publikuar nga Hamasi pasi grupi militant sulmoi Izraelin më 7 tetor. Izraeli thotë se 199 persona mbahen robër në Gaza.

Në video, një e re thotë se quhet Maya Shem, ajo është 21 vjeç dhe nga Shoham, në Izrael.

Ajo thotë se është marrë peng nga Hamasi në një festë në Izrael dhe kërkon lirimin e saj.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) konfirmuan se Maya ishte rrëmbyer nga Hamasi dhe thonë se janë në kontakt me familjen e saj, sipas një deklarate.

“Në këtë kohë, ne jemi duke vendosur të gjitha masat inteligjente dhe operacionale për kthimin e të gjithë pengjeve”, përfshirë Maya-n, thuhet në të.

BBC në përgjithësi nuk publikon video të pengjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat