Nga mungesa e ujit, te mbetjet, problematikat që po gjunjëzojnë Gazën, përveç luftës

Azia

Nga mungesa e ujit, te mbetjet, problematikat që po gjunjëzojnë Gazën, përveç luftës

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 08:20
Izrael

Ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mungesa kritike e ushqimit, ilaçeve dhe ujit të rrjedhshëm e kanë gjunjëzuar Gazën. Situata e rëndë e ujit është bërë edhe me katastrofike, sipas Rushdi Abualouf të BBC-së, i cili është zhvendosur në Khan Younis në Gazën jugore me familjen e tij dhe nga ku po raporton.

Kam qenë në pesë ose gjashtë supermarkete dhe nuk gjeta një shishe me ujë”, tha ai në programin e BBC World Service Neëshour. “Më duhej të udhëtoja rreth 10 km deri në Rafah sot për të qenë në gjendje të siguroja dy deri në tre shishe ujë. Edhe në spitale, ata i japin çdo pacienti vetëm një shishe prej 350 mililitra ujë për tërë ditën.”, shtoi ai.

Një problem tjetër po rikthehet sërish në Gaza: mbeturinat. Plehrat e mbledhura gjatë 10 ditëve të fundit nuk kanë ku të shkojnë, sepse pika e depozitimit është afër kufirit izraelit.

Njerëzit ndërkohë, janë të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre. “Era këtu është e padurueshme.”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat