Izraeli vret katër persona që kaluan gardhin kufitar me Libanin për të vendosur eksploziv

Azia

Izraeli vret katër persona që kaluan gardhin kufitar me Libanin për të vendosur eksploziv

Nga: M.H. Më: 17 tetor 2023 Në ora: 09:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë katër persona që ishin përpjekur të kalonin gardhin në kufi me Libanin dhe të vendosnin një mjet shpërthyes.

Çfarë po ndodh në kufirin verior: Përleshjet midis Hezbollahut dhe IDF janë përshkallëzuar këtë javë, sipas forcës paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, UNIFIL.

Fundjava përfundoi me luftëtarët e Hezbollahut që nisën sulmet ndaj postave të ushtrisë izraelite dhe një fshati kufitar verior, përpara se Izraeli të hakmerrej me sulme në Liban, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Izraeli më pas evakuoi 28 qytete brenda 2 km nga kufiri dje (shih hartën) dhe, gjatë natës, tha se goditi objektivat e Hezbollahut në Liban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat