Rrëfimi i palestinezes e cila nga sulmet ajrore izraelite në Gazë, humbi 16 anëtarë të familjes

Azia

Rrëfimi i palestinezes e cila nga sulmet ajrore izraelite në Gazë, humbi 16 anëtarë të familjes

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 18:43
Wafae Shamallakh

Wafae Shamallakh ka rrëfyer në lot në sy për Sky News sesi i ka humbur 16 anëtarë të familjes që iu vranë në Gazë.

“Dhjetë janë vrarë në të njëjtën kohë”, tha duke përshkruar natën kur forcat izraelite filluan sulmin ajror në Gazë, ku si pasojë vranë tërë familjen e xhaxhait të saj.

“Raketa goditën shtëpinë e xhaxhait tim brenda të cilës gjendej tërë familja”, tha Shamallakh.

Xhaxhai i saj Abdel Naser Shamallakh, 56-vjeç, jeton në një shtëpi të madhe ngjyrë rozë në Sheikh Eleen në jugperëndim të Gazës.

Në natën e 8 tetorit, derisa familjarët po flinin, sulmet izraelite shembën shtëpinë.

Abdel Naser dhe gruaja e tij Soha, pesë fëmijët Ahmed (25), Marëan (22), Mohamed (20) dhe Asad e Yazan (10) si dhe gruaja e dytë Warda dhe tre fëmijët e tyre janë vrarë të njëjtën natë.

“Gjetëm trupin e Muhamed, e më pas të Ahmedit”, tha Ëafaa para se të fillonte të qante.

“Pjesa tjetër e familjes… xhaxhai im, Asad, Marëan nuk mund të gjenin asnjë trup”, shtoi ajo.

“E dinin se kishin gjetur Wardan sepse mbante të birin dymuajsh. Por nuk gjetën xhaxhain trim Abdel Naser, Gjetën vetëm pjesë të trupit të tij”, tha kjo palestineze.

“Bombardimi i Gazës nuk po ndalet, nuk ka armëpushim”, tha ajo për Sky News. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat