Erdogan pas sulmit në një spital në Gaza: Ftoj të gjithë njerëzimin të ndërmarrë veprime për të ndaluar brutalitetin e Izraelit në Gaza

Azia

Erdogan pas sulmit në një spital në Gaza: Ftoj të gjithë njerëzimin të ndërmarrë veprime për të ndaluar brutalitetin e Izraelit në Gaza

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 21:38
Erdogan

“Goditja e spitalit ku ndodhen gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli i fundit i sulmeve të Izraelit pa vlera themelore njerëzore”,  ka thënë presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan, ka ftuar “të gjithë njerëzimin të ndërmarrë veprime për të ndaluar brutalitetin e paprecedentë të Izraelit në Gaza”, raporton Anadolu Agency.

Nga ana tjetër, Këshilli izraelit i Sigurisë Kombëtare ka lëshuar një paralajmërim kundër udhëtimit në Turqi dhe Marok.

Sipas paralajmërimit, qytetarët/udhëtarët izraelit mund të jenë objektiva të atyre që janë të zemëruar në luftën e cila po vazhdon mes Izraelit dhe Hamasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat