Të paktën 17 gazetarë janë vrarë gjatë konfliktit Izrael-Hamas

Azia

Të paktën 17 gazetarë janë vrarë gjatë konfliktit Izrael-Hamas

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Të paktën 17 gazetarë janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit Izrael-Hamas më 7 tetor, ndërkaq të paktën tetë të tjerë u raportuan të plagosur dhe tre janë të zhdukur ose të ndaluar, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (KMG).

Nga gazetarët e vdekur, 13 ishin palestinezë, tre ishin izraelitë dhe një libanez, tha KMG, i cili po e përcjellë numrin në rritje të vdekjeve të gazetarëve në konfliktin në zhvillim.

“KMG po heton gjithashtu raporte të pakonfirmuara të gazetarëve të tjerë të vrarë, të zhdukur, të arrestuar, të lënduar ose të kërcënuar dhe të dëmtimit të zyrave të mediave dhe shtëpive të gazetarëve”, tha grupi për lirinë e shtypit, raporton CNN.

KMG-ja tha se kishte mbledhur informacionin e saj nga burimet e veta në rajon dhe nga raportet e medias.

“Gazetarët në të gjithë rajonin po bëjnë sakrifica të mëdha për të mbuluar këtë konflikt të rëndë”, tha Sherif Mansour, koordinator i programit të KMG-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. “Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të garantuar sigurinë e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat