Çfarë duhet të dini këtë mëngjes

Azia

Çfarë duhet të dini këtë mëngjes

Nga: M.H. Më: 18 tetor 2023 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Faji vazhdon të shkëmbehet për një shpërthim në Spitalin Al Ahli, në veri të Gazës, për të cilin ministria e shëndetësisë e territorit tha se vrau 500 njerëz, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet në 800.

Hamasi akuzoi Izraelin për sulmin ndaj spitalit, duke e quajtur atë një "krim gjenocidi", por Jeruzalemi tha se një breshëri raketash e gabuar nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez ishte përgjegjës për shpërthimin, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se "terroristët barbarë" në Gaza bombarduan spitalin, duke përsëritur se ushtria izraelite nuk ishte përgjegjëse.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas shpalli tre ditë zie dhe anuloi një takim të planifikuar me presidentin amerikan Joe Biden.

Pamjet e marra në momentin pas shpërthimit treguan se zjarri përfshiu pjesë të spitalit dhe skena të furishme ndërsa mjekët nxituan për të ndihmuar të plagosurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat