Kina dëshiron të punojë me Egjiptin për të sjellë "stabilitet"

Azia

Kina dëshiron të punojë me Egjiptin për të sjellë "stabilitet"

Nga: A.SH Më: 19 tetor 2023 Në ora: 06:27
Xi Jinping

Presidenti kinez Xi Jinping i ka thënë kryeministrit të Egjiptit Mostafa Madbouli se Pekini dëshiron të punojë me Egjiptin për të sjellë "stabilitet" në rajonin e Lindjes së Mesme, sipas raporteve nga media shtetërore kineze, përcjell Bota sot.

Kina dëshiron të "rrisë bashkëpunimin" me Egjiptin për të "injektuar më shumë siguri dhe stabilitet në rajon dhe në botë", tha Xi në takimin në Pekin të enjten, raportoi CCTV e Kinës.

Madbouli është në mesin e përfaqësuesve të 130 vendeve që vizitojnë Pekinin për forumin "Belt and Road" të Kinës këtë javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat