Izraeli vazhdon sulmet ajrore në Rripin e Gazës

Azia

Izraeli vazhdon sulmet ajrore në Rripin e Gazës

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Izraeli vazhdoi sulmet ajrore në Rripin e Gazës mes shqetësimeve se mund të ndërhyjë në çdo moment me trupa tokësore në territorin që kontrollohet nga Hamasi.

Palestinezët në Gazë njoftuan për sulme të rënda ajrore në Khan Younis në jug, një zonë ku atyre iu tha të shkonin për të qenë të sigurt.

Forcat e mbrojtjes izraelite postuan në rrjetin social “X” , i njohur më parë si Twitter se “gjatë natës, u kryen sulmet ajrore që goditën organizatat terroristë në Rripin e Gazës duke shkatërruan hyrjet e tuneleve, baza armatimesh dhe dhjetra qendra që përdoreshin për organizimin e sulmeve”.

Ndërkohë, Izraeli pritet të evakuojë qytetin verior Kiryat Shmona. Autoritetet thanë sot se banorët do të zhvendosen në shtëpi të financuara nga shteti. Qyteti verior ndodhet në kufi me Libanin dhe ka qenë objektiv sulmesh me raketa nga grupe militante palestineze.

Kryeministri britanik Rishi Suank do të qëndrojë këtë të premte në Egjipt, ndalesa e tij e fundit në Lindjen e Mesme, ndërsa konflikti vazhdon të zgjerohet. Ai pati takime me udhëheqësit izraelitë dhe Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Vizita e zotit Sunak pasoi qendrimin në Izrael të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden si dëshmi e mbështetjes së Perëndimit ndaj Izraelit, në luftën ndaj grupit militant të Hamasit.

Këtë të premte shënohen 14 ditë që nga nisja e luftimeve që ka shkaktuar numrin më të lartë të viktimave në konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, që drejtohet nga grupi i Hamasit, më shumë se sa 4137 palestinezë kanë mbetur të vrarë dhe 13,000 mijë të tjerë janë plagosur

1400 izraelitë janë vrarë, shumica nga sulmi i befasishëm i 7 tetorit nga grupi militant i Hamasit. Ushtria izraelite tha se besohet se 203 persona janë marrë peng nga Hamasi dhe po mbahen në Gazë./voa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat