Kearns: Konvoi i parë me ndihma humanitare po hyn në Gaza

Azia

Kearns: Konvoi i parë me ndihma humanitare po hyn në Gaza

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 09:34
Deputetja britanike, Alicia Kearns

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka bërë të ditur se konvoi i parë nga Egjipti me ndihma humanitare po hyn në Gaza.

Kearns tha se ky është një lehtësim i madh dhe se shpreson se shtetasit e huaj do të lejohen që të largohen nga Gaza.

“Por është absolutisht jetike që kufiri tani të hapet në baza të rregullta për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve”, tha Kearns.

Kujtojmë se Egjipit deri më tani ka bllokuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat