Izraeli planifikon të rrisë sulmet në Gaza, duke filluar nga sot

Azia

Izraeli planifikon të rrisë sulmet në Gaza, duke filluar nga sot

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 20:43
Izrael

Izraeli po planifikon të rrisë sulmet në Gaza, duke filluar nga sot, tha një zëdhënës ushtarak izraelit.

Kjo vjen derisa Izraeli përgatitet për fazën tjetër të luftës kundër Hamasit, tha për medie kundëradmirali Daniel Hagari.

“Ne do të thellojmë sulmet tona për të minimizuar rreziqet për forcat tona në fazat e ardhshme të luftës. Ne do të shtojmë sulmet nga sot”, tha ai.

Ai përsëriti urdhrin që banorët në qytetin e Gazës të evakuohen në jug për sigurinë e tyre.

Luftimet midis grupit Hamas dhe forcave izraelite kanë hyrë në ditën e 15-të dhe deri më tani kanë vdekur mijëra njerëz nga të dyja anët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat