Një burrë dhe disa banorë të tjerë në Gaza vrapojnë, bombat binin në ndërtesa pranë tyre – dëgjohen së paku tre shpërthime të forta

Azia

Një burrë dhe disa banorë të tjerë në Gaza vrapojnë, bombat binin në ndërtesa pranë tyre – dëgjohen së paku tre shpërthime të forta

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 22:38
Pamje nga video

Një video e rëndë e publikuar nga Al Jazeera tregon momentin kur një punonjës shpëtimi vrapon drejt një rruge në Gaza derisa në sfond dëgjoheshin së paku tre shpërthime nga sulmet ajrore që godisnin ndërtesat shumë afër tij.

Përveç tij, në video mund të shiheshin edhe një familje tjetër që po vraponin për sigurinë e tyre.

Një vajzë mund të dëgjohet duke qarë e duke vrapuar në drejtim të këtij burri i cili e mori për pak çaste në përkujdesje, më pas u afruan edhe familjarët e vogëlushes.

Derisa vraponin për të ikur nga bombardimet drejt një strehe të sigurt në video mund të dëgjoheshin shpërthime të forta nga sulmet.

Palestinezi vazhdimisht në fillim të videos mund të dëgjohet derisa thotë: “Nuk ka Zot tjetër, përveç Allahut”. Zëri i tij dridhej derisa përsëriste frazën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat