Forcat izraelite kryejnë bastisje gjatë natës në Bregun Perëndimor, qindra palestinezë të arrestuar

Azia

Forcat izraelite kryejnë bastisje gjatë natës në Bregun Perëndimor, qindra palestinezë të arrestuar

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Bastisjet e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor vazhdojnë edhe mëngjesin e së hënës, me dhjetëra të arrestuar që nga e diela, sipas autoriteteve dhe mediave.

Agjencia zyrtare e lajmeve Wafa tha në një raport të lëshuar rreth orës 10:00, se të paktën 120 palestinezë, përfshirë 40 punëtorë nga Gaza, u arrestuan në të gjithë Bregun Perëndimor, shkruan Al Jazeera.

Ndërkaq, të paktën 60 palestinezë u vranë në sulmet ajrore ushtarake izraelite gjatë natës në Rripin e Gazës, tha sot qeveria e Hamasit.

Sipas informacioneve, 17 persona u vranë në një shtëpi në Rripin verior të Gazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat