Izraeli thotë se ka prova të “përfshirjes” iraniane në sulmin e Hamasit

Azia

Izraeli thotë se ka prova të “përfshirjes” iraniane në sulmin e Hamasit

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 18:07
Gjeneralmajor Michael Edelstein

Izraeli ka prova të “përfshirjes” iraniane në sulmin terrorist të Hamasit që la më shumë se 1,400 njerëz të vdekur dhe mbi 200 persona u rrëmbyen, ka thënë një oficer i lartë ushtarak izraelit.

Gjeneralmajor Michael Edelstein, një komandant veteran që po punon me Komandën Jugore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), tha se sulmuesit ishin “të trajnuar mirë, të pajisur mirë”.

“Ju patjetër mund të shihni prova, ne kemi prova të përfshirjes iraniane”, tha ai në një konferencë të hënën pasi ushtria izraelite tregoi një përmbledhje gati 45-minutëshe të pamjeve nga masakra e 7 tetorit.

Komandanti nuk paraqiti ndonjë provë specifike të përfshirjes iraniane përtej dëshmisë së tij.

Ai gjithashtu nuk pranoi të shtjellonte se çfarë konsistonte kjo dëshmi.

“Nuk mund të shtjelloj shumë, por ju mund ta kuptoni se çfarë dua të them. Jo vetëm për pajisjet, por më shumë se kaq”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat