Rreth 120 mijë izraelitë janë zhvendosur që nga fillimi i konfliktit në Gaza

Azia

Rreth 120 mijë izraelitë janë zhvendosur që nga fillimi i konfliktit në Gaza

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Rreth 120 mijë izraelitë janë zhvendosur brenda vendit që nga shpërthimi i konfliktit në Gaza më 7 tetor.

Siç shkruan The Times of Israel, izraelitët e zhvendosur ndahen në dy kategori kryesore: ata që janë evakuuar plotësisht nga shtëpitë e tyre dhe ata që kanë të drejtë të qëndrojnë përkohësisht në bujtina të subvencionuara nga shteti.

Izraeli filloi një fushatë të pamëshirshme bombardimi në Gaza pas sulmit ndërkufitar të Hamasit në qytetet kufitare izraelite më 7 tetor.

Pothuajse 6.500 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 5.087 palestinezë dhe më shumë se 1.400 izraelitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat