Irani kërcënon Izraelin

Azia

Irani kërcënon Izraelin

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 19:54
Anëtar i lartë i Gardës Revolucionare

Një anëtar i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit ka lënë të kuptohet se do të konsideronte kryerjen e sulmeve në Izrael “nëse do të jetë e nevojshme”, sipas raporteve.

Iran International raportoi se zëvendës komandanti Ali Fadavi tha: “Disa e konsiderojnë një sulm të drejtpërdrejtë me raketa në Haifa (qytet në Izrael) si kursin më praktik të veprimit. Ne do ta kryejmë këtë detyrë pa hezitim nëse është e nevojshme”.

“Megjithatë, nuk jam unë ai që e përcaktoj detyrën”, shtoi ai.

Haifa është një qytet port verior i Izraelit.

Fadavi po fliste në një tubim studentësh në Xhaminë e Universitetit të Teheranit.

Kjo nuk është hera e parë që Fadavi bën komente për konfliktin.

Javën e kaluar, ai tha se Izraeli do të përballej me një tjetër “valë tronditëse” nga fronti i rezistencës nëse “mizoritë” e tij nuk do të ndaleshin në Gaza.

Fronti i rezistencës është një term që përdoret shpesh nga Irani për t’iu referuar grupeve të armatosura në rajon me të cilat është i lidhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat