Situata Izrael-Hamas/ Zëdhënësi i IDF: Nuk ka asnjë vend të sigurt në territoret izraelite

Azia

Situata Izrael-Hamas/ Zëdhënësi i IDF: Nuk ka asnjë vend të sigurt në territoret izraelite

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

“Nuk ka asnjë vend të sigurt tani në Izrael”, kështu u shpreh zëdhënësi i IDF, Major Doron Spielman, i cili shtoi se nëse sulmet e militantëve të Hamasit do të vijojnë izraelitët nuk do të kenë më asnjë vend për të qëndruar.

Izraeli ka kryer sulme ajrore kundër Hamasit gjatë dy javëve të fundit. Ushtria izraelite dhe zyra e kryeministrit Benjamin Netanyaho kanë diskutuar mundësinë e një ofensive të afërt tokësore për të gjymtuar kapacitetin e militantëve për të funksionuar si një qeveri ose organizatë terroriste.

Hera e fundit që Izraeli hyri në Gaza ishte në vitin 2014 gjatë Operacionit Protective Edge, duke rezultuar në humbjen e jetës së 67 ushtarëve izraelitë.

Pas sulmeve të fundit që morën më shumë se 1400 jetë, Spielman pranoi hezitimin për të konsideruar viktima të tjera në një luftë kundër Hamasit. Megjithatë, ai beson se populli i Izraelit do të mbështesë veprime të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat