UNRWA thotë se 35 punonjës i janë vrarë në Gaza

Azia

UNRWA thotë se 35 punonjës i janë vrarë në Gaza

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Që nga 7 tetori, kur Izraeli nisi sulmet e saj në Gaza, janë vrarë 35 punonjës të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

Kjo agjenci të dielën tha se 29 punonjës të stafit kishin vdekur, ndërsa këtë të hënë i shtoi edhe gjashtë të tjerë duke nënkuptuar kështu se numri total i viktimave është 35.

Përveç kësaj, 40 objekte të agjencisë janë dëmtuar, dy nga to gjatë 24 orëve të fundit.

Më shumë se 13 mijë punonjës të UNRWA-s operojnë në Gaza, sipas faqes së saj të internetit, raporton CCN.

Gati 600 mijë persona të zhvendosur brenda vendit janë strehuar në 150 objekte të saj në Gaza. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat