Zbulohet identiteti i dy grave që u liruan nga Hamasi

Azia

Zbulohet identiteti i dy grave që u liruan nga Hamasi

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 23:40
Yocheved Lifshitz, 85-vjeçare dhe Nurit Cooper, 79-vjeçare.

Grupi palestinez Hamas ka liruar dy pengje të tjera, ka konfirmuar sot Kryqi i Kuq.

Tanimë u bë i ditur identiteti i tyre dhe bëhet fjalë për Yocheved Lifshitz, 85-vjeçare dhe Nurit Cooper, 79-vjeçare.

Siç raporton Sky News, të dyja u nxorën nga Gaza përmes vendkalimit Rafah në Egjipt dhe të dyja janë parë duke u vendosur në ambulanca, sipas pamjeve të shfaqura në mediet egjiptiane.

Dy gratë dhe burrat e tyre u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në ‘kibutzin’ e Nir Oz pranë kufirit të Gazës, gjatë mobilizimit të luftëtarëve të Hamasit në komunitetet jugore izraelite më 7 tetor.

Burrat e tyre ende nuk janë liruar.

Kishte spekulime fillestare nga mediat izraelite dhe mediat ndërkombëtare se 50 pengje do të liroheshin nga Gaza.

Reklama

Hamasi ditë më parë pati liruar dy pengje të tjerë, një grua dhe vajzën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat