Raportohet se të paktën 2000 fëmijë janë vrarë në Gaza

Azia

Raportohet se të paktën 2000 fëmijë janë vrarë në Gaza

Nga: A.M. Më: 24 tetor 2023 Në ora: 06:18
Foto ilustrim

Organizata ndërkombëtare "Save the Childre"n po bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, duke thënë se numri i fëmijëve të vrarë në brez ka arritur të paktën 2,000.

"Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të mbrojtur jetët e fëmijëve dhe komunitetit ndërkombëtar që t'i mbështesë ato përpjekje," tha organizata në një deklaratë të hënën, duke shtuar se sulmet ajrore izraelite "po vrasin dhe plagosin fëmijë pa dallim".

CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime, transmeton "Bota sot".

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza tha më herët se numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në territorin e rrethuar ka arritur të paktën 5,087, duke përfshirë 2,055 fëmijë dhe 1,119 gra.

Save the Children shtoi se më shumë se 1 milion fëmijë janë "të bllokuar" në Gaza pa asnjë vend të sigurt për të shkuar. Organizata humanitare paralajmëroi për ndikimet shkatërruese të mungesës së ilaçeve dhe energjisë elektrike për të fuqizuar infrastrukturën shëndetësore në enklavën me popullsi të dendur.

"Sistemi shëndetësor [në Gaza] ka arritur fazën më të keqe në historinë e tij," tha zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë, Ashraf Al-Qudra, në një deklaratë të martën herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat