Pengët civilë të liruar nga Hamasi zbarkojnë në Tel Aviv

Azia

Pengët civilë të liruar nga Hamasi zbarkojnë në Tel Aviv

Nga: A.M. Më: 24 tetor 2023 Në ora: 06:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nurit Cooper, 79 vjeç dhe Yocheved Lifshitz, 85 - dy pengjet e moshuar të liruar nga Hamasi të hënën vonë - kanë mbërritur në Tel Aviv për trajtim mjekësor.

Hamasi tha se liroi gratë për arsye "humanitare" dhe shëndetësore, raporton BBC, transmeton "Bota sot".

Izraeli ka falënderuar Egjiptin për ndihmën e tij në ndërmjetësimin e lirimit të tyre dhe Kryqin e Kuq për "rolin e rëndësishëm" që luajti në sjelljen e të dyve në shtëpi.

Burri i zonjës Cooper, Amiram, 85 vjeç, dhe bashkëshorti i zonjës Lifshitz, Oded, 83 vjeç, mbahen ende nga Hamasi në Gaza, sipas zyrtarëve izraelitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat