Mbi dymijë fëmijë palestinezë të vrarë në Gaza

Azia

Mbi dymijë fëmijë palestinezë të vrarë në Gaza

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Agjencitë e ndihmës kanë bërë thirrje për një armëpushim në Gaza, pasi mjekët paralajmëruan se bllokada izraelite ndaj karburanteve do t’i rrezikojë shumë foshnja, raportoi CNN të martën.

Organizata ndërkombëtare “Save the Children” ka njoftuar të martën se të paktën 2.000 fëmijë në Palestinë vrarë në javët e fundit, gjersa Izraeli ka shtuar fushatën e bombardimeve në brezin e rrethuar.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, pati thënë se Izraeli po përgatitet “për një operacion shumëpalësh” mbi grupin militant Hamas që kontrollon Gazën.

Udhëheqja izraelite ishte zotuar të zhdukë Hamasin si përgjigje ndaj sulmeve terroriste më 7 tetor.

Shumë civilë janë vrarë nga dy palët, por shifrat tregojnë se më tepër ka nga ana palestineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat