Netanyahu: Lufta e Izraelit kundër Hamasit mund të jetë e gjatë

Azia

Netanyahu: Lufta e Izraelit kundër Hamasit mund të jetë e gjatë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 15:14
Foto nga takimi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se lufta e vendit të tij kundër Hamasit mund të jetë e gjatë. Izraeli i shpalli zyrtarisht luftë Hamasit më 8 tetor, një ditë pasi grupi militant palestinez nisi një sulm brutal terrorist ndaj vendit që vrau më shumë se 1400 njerëz dhe shumë të plagosur.

Duke folur në një konferencë shtypi në Jerusalem të martën së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron, Netanyahu theksoi nevojën për të mposhtur Hamasin. Netanyahu paralajmëroi se Hamasi do të paraqiste gjithashtu një kërcënim për Evropën.

Ai gjithashtu i bëri jehonë paralajmërimit të Macron për Hezbollahun, grupi militant islamik që dominon Libanin jugor. Ai tha se Hezbollahu do të “pendohej” nëse do të përfshihej në konflikt.

“Shpresoj që ata t’i kushtojnë vëmendje paralajmërimit tonë. Ata do të vuajnë pasoja të tmerrshme,” tha ai.

Nënkoloneli Peter Lerner, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), tha për CNN se qëllimi i ushtrisë izraelite është: “Të godasë Hamasin dhe t’i parandalojë ata që të mos jenë në gjendje të na sulmojnë përsëri.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat