OBSH: Spitalet nuk janë në gjendje të marrin me karburant dhe furnizime shëndetësore që shpëtojnë jetën

Azia

OBSH: Spitalet nuk janë në gjendje të marrin me karburant dhe furnizime shëndetësore që shpëtojnë jetën

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se nuk është në gjendje të shpërndajë karburant dhe furnizime shëndetësore që shpëtojnë jetën në spitalet kryesore në Gazën veriore.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara deklaroi se nuk ka qenë në gjendje të kryejë detyrat për shkak të mungesës së garancive të sigurisë.

OBSH ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” për të lejuar që furnizimet shëndetësore të nevojshme urgjentisht të arrijnë në objekte.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar gjithashtu Izraelit që të lejojë më shumë ndihmë në Gaza, por duket se ka pak perspektivë për armëpushim së shpejti.

Më herët sot, OBSH tha se pothuajse dy të tretat e objekteve shëndetësore në Gaza kanë pushuar së funksionuari.

Kjo vjen pas një paralajmërimi se nivelet e karburantit po uleshin në mënyrë të rrezikshme mes bllokadës izraelite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat