Izraeli publikon pamjet kur militantët e Hamasit qëllonin mbi civilët

Azia

Izraeli publikon pamjet kur militantët e Hamasit qëllonin mbi civilët

Nga: A.SH Më: 24 tetor 2023 Në ora: 16:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtria izraelite ka publikuar pamjet që thotë se janë kapur në kamerat e trupit të mbajtura nga sulmuesit e Hamasit.

Në këtë klip, militantët shihen duke qëlluar civilë gjatë inkursionit të tyre më 7 tetor, përcjell Bota sot.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit e shpërndanë këtë video si pjesë e një koleksioni imazhesh që tregojnë sulmin.

Gazetarët e huaj u ftuan të shikonin një përmbledhje 43-minutëshe të pamjeve - por nuk ka qenë e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur e gjithë përmbajtja.

Izraeli publikoi gjithashtu dokumente që thotë se ishin marrë nga sulmuesit, njëri prej të cilëve është përshkruar si një "manual rrëmbimi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat