Ndizen sirenat mbi Tel Aviv, Hamasi nis sulm ajror me raketa

Azia

Ndizen sirenat mbi Tel Aviv, Hamasi nis sulm ajror me raketa

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 16:37
Izrael

Sirenat e sulmit ajror janë ndezur në Izraelin qendror pasi Hamasi lëshoi ​​raketa në Tel Aviv, ende në një objektiv të pacaktuar.

Shërbimet izraelite të urgjencës kanë raportuar se deri më tani nuk është shënuar asnjë lëndim, as në qytetin e dytë më të madh të Izraelit apo vendet përreth.

Këtu përjashtohen disa njerëz që u lënduan lehtë, ndërsa po shkonin drejt strehimoreve. Ndërkohë prej ditësh në territoret e Izraelit janë ndezur alarmet të cilat kanë vënë në panik banorët vendas.

Menjëherë pas alarmeve që paralajmërojnë sulmet ajrore, izraelitët kanë rendur të strehohen në vendet e përcaktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat