Ambasadori izraelit në OKB i bën thirrje Guterres të japë dorëheqjen

Azia

Ambasadori izraelit në OKB i bën thirrje Guterres të japë dorëheqjen

Nga: A.SH Më: 24 tetor 2023 Në ora: 18:19
Gilad Erdan

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, ka kërkuar dorëheqjen e shefit të OKB-së Antonio Guterres pasi Guterres tha se sulmet e Hamasit nuk ndodhën në një "vakum".

Erdan tha: "Nuk ka asnjë justifikim apo kuptim të flasësh me ata që tregojnë mirëkuptim për aktet më të tmerrshme të kryera kundër qytetarëve të Izraelit - jo më pak nga një organizatë e shpallur terroriste".

Në X, ambasadori tha: "I bëj thirrje [Guterres] të japë dorëheqjen menjëherë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat