Katari, ndërmjetësi kryesor në lirimin e pengjeve të Hamasit

Azia

Katari, ndërmjetësi kryesor në lirimin e pengjeve të Hamasit

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 21:16
Katari

Katari është bërë ndërmjetësi kryesor për fatin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, që thuhet se janë rreth 200.

Negociatat e kanë shtyrë Katarin në një akt balancues delikat ndërkombëtar, pasi që ky shtet ruan një marrëdhënie me ato grupe që Perëndimi i konsideron “grupe terroriste”, ndërsa përpiqet të ruajë lidhjet e ngushta të sigurisë me Shtetet e Bashkuara.

Sipas marrëveshjeve që rrjedhin nga armëpushimet e kaluara të Hamasit me Izraelin, Katari ka paguar pagat e nëpunësve civilë në Rripin e Gazës.

Gjithashtu ka ofruar transfere të drejtpërdrejta të parave për familjet e varfra dhe ka ofruar lloje të tjera ndihme humanitare për palestinezët në Gaza, raporton Al Jazeera.

Përveç këtyre, Hamasi ka pasur edhe zyrën politike në kryeqytetin e Katarit, Doha, për më shumë se një dekadë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat