Izraeli kundër dërgimit të karburantit në Gaza, Hagari: Po e përdor Hamasi

Azia

Izraeli kundër dërgimit të karburantit në Gaza, Hagari: Po e përdor Hamasi

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se Izraeli kundërshton dërgesat e karburantit në Gaza.

Kjo sipas tij po bëhet sepse “Hamasi po e përdor atë për nevojat e tij operacionale”.

Punonjësit humanitarë brenda Gazës kanë thënë se karburanti është jashtëzakonisht i nevojshëm për të ofruar kujdes shëndetësor dhe për të fuqizuar pompat e ujit.

UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, ka thënë se do të detyrohet të ndalojë operacionet e saj nesër nëse nuk merr më shumë karburant, raporton Al Jazeera.

Ndërsa, shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths bëri thirrje për më shumë ndihmë, ku ai deklaroi se në kuadër të ndihmës duhet të përfshihet edhe karburanti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat