Negociatat për pengjet po vazhdojnë, thotë Katari – por një gjë mund t’i rrezikojë ato

Azia

Negociatat për pengjet po vazhdojnë, thotë Katari – por një gjë mund t’i rrezikojë ato

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 16:34

Negociatat për të siguruar lirimin e më shumë pengjeve nga Gaza po vazhdojnë, thonë ndërmjetësit e Katarit, por mund të rrezikohen nga një ofensivë tokësore izraelite.

“Nëse ne mund të vazhdojmë diskutimet midis të dyja palëve, ne do të shohim një lloj përparimi, shpresojmë së shpejti”, ka thënë ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani për Sky News në një konferencë në Doha.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit theksoi më vonë se një përshkallëzim në Gaza, duke përfshirë çdo inkursion tokësor, do të komplikonte negociatat për fatin e pengjeve.

Burime pranë negociatave thonë se logjistika e marrjes së pengjeve nga vendet ku janë drejt lirisë do të vështirësohej shumë nëse Izraeli hyn në terren.

Ministri i Jashtëm i Katarit, i cili është edhe kryeministër i shtetit, dha përditësimin e tij së bashku me homologun e tij turk.

Ndërsa ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u tha gazetarëve se lufta në Gaza është e një lloji të ndryshëm nga konfliktet e mëparshme atje.

“Kjo krizë është e madhe dhe ka shumë kërcënime dhe dallime me krizat në të kaluarën në Gaza”.

Të dy diplomatët kritikuan Izraelin për atë që ata e quajtën “dënimin kolektiv” të civilëve në Gaza dhe theksuan se duhet të ketë një zgjidhje politike për konfliktin dhe një armëpushim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat