“Nuk do të largohem nga Gaza, edhe nëse më shtypin me tanke”, palestinezi flet i mllefosur derisa mbante në krahë djalin e tij

Azia

“Nuk do të largohem nga Gaza, edhe nëse më shtypin me tanke”, palestinezi flet i mllefosur derisa mbante në krahë djalin e tij

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 23:27
Palestinezi

Një palestinez në kampin e refugjatëve në Jabalia tha se nuk do të largohet nga shtëpia e tij edhe nëse e shtypin me tanke.

Derisa fliste me plot mllef, palestinezi që nuk u identifikua, kishte në dorë djalin e tij të vogël që vdiq në një sulm.

“E kam thënë fjalën time, edhe nëse më shtypin me tanke, unë nuk do të largohem nga shtëpia ime. Do të vendos një tendë mbi shtëpinë time të shkatërruar dhe do të jetoj aty”, thoshte burri nga Rripi i Gazës.

Përveç kësaj, palestinezi i zemëruar kërkonte përgjigje për djalin që iu vra nga sulmet.

“Është dy muaj e gjysmë, çfarë bëri ky? A vrau dikë? A e lëndoi dikë? A rrëmbeu dikë? Këta ishin fëmijë të pafajshëm brenda shtëpive të tyre”, u shpreh ai.

Ndryshe, qëkur Izraeli filloi sulmet ajrore në Rripin e Gazës mbi 7,000 persona janë vrarë. Forcat izraelite nisën bombardimin e rajonit palestinez në shenjë hakmarrjeje të sulmeve që nisi grupi Hamas më 7 tetor.

Grupi Hamas lansoi mijëra raketa në drejtim të Tel Aviv madje mobilizoi edhe luftëtarët e tij në komunitetet jugore izraelite; rreth 1,200 persona janë vrarë në Izrael.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat