Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane: Hamasi gati të lirojë robërit

Azia

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane: Hamasi gati të lirojë robërit

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 06:19
Protesta per lirimin e pengjeve

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani tha se Republika Islamike ka zhvilluar bisedime me Hamasin për t’i bindur ata që të lirojnë qytetarët e disa vendeve që u kapën nga lëvizja e rezistencës gjatë sulmit të saj të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor.

Kanaani e bëri këtë koment në një intervistë për France 24 News Channel.

Ai vuri në dukje se disa vende të tjera kontaktuan Iranin dhe diskutuan çështjen me Teheranin.

Sipas Kanaanit, bisedimet me Hamasin kanë ndodhur si në Liban ashtu edhe në Katar.

Ai tha se Hamasi ka deklaruar gatishmërinë për të liruar pengjet ashtu siç ka liruar tashmë një numër prej tyre.

Kanaani megjithatë vuri në dukje se Hamasi e informoi Iranin se mund ta bëjë këtë vetëm nëse luftimet ndalojnë në mënyrë që të jetë në gjendje të ndajë robërit civilë nga ata ushtarakë.

Thuhet se Hamasi mban mbi 200 robër, duke përfshirë disa ushtarë dhe oficerë të rangut të lartë të ushtrisë izraelite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat