Zjarri në minierën e qymyrit në Kazakistan vret 28 persona

Azia

Zjarri në minierën e qymyrit në Kazakistan vret 28 persona

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Një zjarr në një minierë qymyri pranë qytetit Karaganda të Kazakistanit vrau 28 persona, njoftoi të shtunën Ministria e Emergjencave të vendit.

Incidenti ndodhi të premten në mbrëmje kur rreth 252 punëtorë ishin të pranishëm në minierë, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se një operacion kërkimi dhe shpëtimi vazhdon.

Miniera operohet nga ArcelorMittal, një korporatë shumëkombëshe e prodhimit të çelikut me bazë në Luksemburg.

Pas incidentit, presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev urdhëroi qeverinë të përfundojë bashkëpunimin me grupin.

Sipas shërbimit të shtypit të qeverisë, autoritetet arritën një marrëveshje paraprake me aksionerët e ArcelorMittal Temirtau, përfaqësuesi lokal i kompanisë, dhe kalimi i pronësisë te shteti është duke u finalizuar.

Incidenti i fundit është i dyti në tre muaj. Më 17 gusht, një rrip transportieri mori flakë në minierën e Kazakistanskaya, e operuar gjithashtu nga ArcelorMittal Temirtau.

Tokayev, i cili aktualisht ndodhet në Karaganda për të mbikëqyrur personalisht operacionin e shpëtimit, e shpalli të dielën si ditë zie në Kazakistan.

Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Jashtme turke i shprehu ngushëllimet e saj Kazakistanit për zjarrin vdekjeprurës në minierën e qymyrit, duke thënë se është "thellësisht e pikëlluar nga aksidenti në minierë" në vend.

"Turqia qëndron në solidaritet me qeverinë dhe popullin e mikut dhe vëllait tonë Kazakistan," shtoi ministria. /AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat