Arritën të vrasin 100 militantë të Hamasit dhe të shpëtojnë shumë civilë, historia e ushtareve izraelite nga Batalioni Caracal

Azia

Arritën të vrasin 100 militantë të Hamasit dhe të shpëtojnë shumë civilë, historia e ushtareve izraelite nga Batalioni Caracal

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 00:02
Arritën të vrasin 100 militantë të Hamasit dhe të shpëtojnë shumë civilë, historia e ushtareve izraelite nga Batalioni Caracal

Derisa luftimet mes Hamasit dhe Izraelit po vazhdojnë dhe vazhdimisht raportohet për bombardime e sulme ajrore, Izraeli njihet si një prej vendeve të rralla që në radhët e forcave mbrojtëse ka edhe shumë femra.

Madje ato shpesh arrijnë të parandalojnë sulme të ndryshme që po të mos ishin ato pasojat sigurisht se do të ishin katastrofale.

Kështu ndodhi edhe me njësinë e ushtareve izraelite që shërbejnë në IDF dhe përbëhen vetëm ka 13 pjesëtare, që ishin shumë aktive në ditën e 7 tetorit kur Hamasi filloi një sulm të befasishëm mbi qytetet izraelite.

Kjo njësi ka arritur në atë ditë të vrasë qindra militantë të Hamasit dhe të shpëtojnë shumë civilë, të çlirojnë kibucin ku kishte ndodhur sulmi më i përgjakshëm në jug të Izraelit.

Nënkolonelja Or Ben Yehuda dhe 12 ushtaret e saj të Batalionit Caracal, udhëhoqën luftimet në vijën e parë duke i dalë në ndihmë bashkëqytetarëve që shkuan për t’i shpëtuar me mjete të blinduara.

Ato madje kryen me sukses edhe operacionin drejt një poste ushtarake pranë kufirit me Egjiptin kur një qytet izraelit u sulmua nga Hamasi.

Ben Yehuda tha se pavarësisht që raketat binin në të gjitha anët, mësoi se militantët e Hamasit kishin thyer gardhin që ndanë kufirin Gazë-Izrael, dhe menjëherë ishte nisur drejt vendbanimit izraelit Shlomit Knei Netzer për të mbrojtur banorët e atjeshëm.

Në mesazhin e fundit që kishte arritur në bazën ushtarake Sufa që ishte sulmuar nga Hamasi, një koleg i saj që u vra disa minuta më vonë, e kishte paralajmëruar Ben Yehuda duke i thënë “se janë disa terroristë këtu të armatosur rëndë”.

Me të parë se çfarë po ndodhte, alarmoi 12 ushtaret e njësisë së saj që u zotuan se nuk do të dorëzohen dhe do të luftojnë deri në frymën e fundit.

“Do t’i eliminojmë terroristët. Futja në Izrael po ndodhë dhe janë kudo. Jini vigjilente”, u tha ajo vajzave të njësisë së saj.

Duke iu afruar bazës ushtarake, zbuluan se Hamasi kishte marrë nën kontroll postën dhe kishte mbi 50 ushtarë izraelitë që po i mbante peng.

Të vendosura që ta mbrojnë pragun e shtëpisë, ato arritën që të eliminojnë aty 50 militantë të Hamasit dhe të çlirojnë atë bazë ushtarake.

Nënkolonelja izraelite tha se kanë vazhduar operacionin në lokacione tjera – duke arritur të eliminojnë pjesëtarë tjerë të Hamasit. E në disa raste luftimet janë zhvilluar pak metra larg pozicioneve të armikut.

Është mrekulli sesi në të gjitha luftimet ku ato morën pjesë, kanë arritur që të gjitha të shpëtojnë.

Batalioni Caracal më vonë i është bashkuar Forcave Speciale të Marinës izraelite për guximin e treguar, dhe për 14 orë tjera kanë zhvilluar beteja të përgjakshme – duke i detyruar militantët e Hamasit të tërhiqen.

Ben Yehuda është dekoruar për kontributin e dhënë e njëjtë ka ndodhur edhe me ushtaret e saj që fituan betejën, shpëtuan shumë jetë dhe morën pjesë ne evakuimin me helikopterë të plagosurve.

Sipas të dhënave zyrtare, Batalioni Caracal ka arritur të vrasë 100 militantë të Hamasit dhe konsiderohet si një prej batalioneve më me përvojë në ushtrinë izraelite.

Në Forcat Mbrojtëse të Izraelit që ndryshe njihet si IDF-ja izraelite, numëron rreth 50 mijë ushtare (femra) nga 200 mijë ushtarët aktivë sa janë.

Shërbimi ushtarak në Izrael është i detyruam për femrat sikurse për meshkujt, dhe në kohë të ndonjë krize ato ftohen nga organet që të kontribuojnë për vendin.

Batalioni Caracal përbëhet nga 70 për qind femra dhe është i stacionuar në jug të Izraelit. E historia e Ben Yehuda që në vitin 2014 ishte plagosur në një sulm terrorist përgjatë kufirit me Egjiptin, shërben si frymëzim për shumë gra tjera që shërbejnë në ushtrinë e këtij vendi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat