Netanyahu e “kaloi vijën e kuqe”, thotë lideri i opozitës izraelite

Azia

Netanyahu e “kaloi vijën e kuqe”, thotë lideri i opozitës izraelite

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 09:52
Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, ka kritikuar Benyamin Netanyahun, duke thënë se kryeministri “kaloi vijën e kuqe” pasi fajësoi institucionet e sigurisë së vendit për dështimet që çuan në sulmin e 7 tetorit.

“Ndërsa ushtarët dhe komandantët e IDF po luftojnë me trimëri kundër Hamasit dhe Hezbollahut, ai po përpiqet t’i fajësojë ata në vend që t’i mbështesë”, ka thënë Lapid, duke shkruar në X.

Sipas tij, përpjekjet për t’iu shmangur përgjegjësisë dhe për t’ia vënë fajin institucionit të sigurisë dobësojnë IDF-në.

Ai ka deklaruar se Netanyahu duhet të kërkojë falje për fjalët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat