Mbi 1 milion të zhvendosur në Gaza, banorët nuk gjejnë qetësi as në spitale

Azia

Mbi 1 milion të zhvendosur në Gaza, banorët nuk gjejnë qetësi as në spitale

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 14:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Familjet e dëshpëruara palestineze kërkojnë të dëshpëruar një strehim të sigurt për të mbrojtur fëmijët e tyre nga bombardimet e vazhdueshme në gaza. Aktualisht raportohen më shumë se 1.4 milionë njerëz janë zhvendosur. Shumica i janë drejtuar shkollave dhe spitaleve.

Të moshuar, gra dhe fëmijë janë duke kaluar netët në dysheme, karrige dhe tavolina, ndërsa autoritetet shëndetësore nxitojnë të japin ndihmën e parë për të plagosurit.

“Jam zgjuar të paktën 10 herë gjatë natës për shkak të raketave nuk mund të flemë, nuk ka pushim. Nuk dimë ku të shkojmë. Situata është shumë e vështirë. Fëmijët, duan të hanë e të pinë, kanë nevojë për bukë, për para, ata duan rroba. Por nuk mund t’ju ofrojmë asgjë.”

“Çfarë kanë bërë këta fëmijë që kanë ardhur këtu, cili është faji i tyre, ku janë të drejtat e fëmijëve, ku janë të drejtat e njeriut. Kjo nuk është e drejtë, kjo që po ndodh me fëmijët tanë. Ata flenë këtu, nuk i lejojnë të shkojnë as në banjë, thonë banjat janë vetëm për pacientët.”

Drejtor i urgjencës në spitalin Nasser tha se vetëm në këtë institucion janë strehuar  më shumë se 20,000 civilë.

“Situata është tragjike. Edhe nëse pacienti përmirësohet pak, nuk mund të dërgohen në shtëpi, sepse ata nuk kanë një shtëpi. Aktualisht këtu po qëndrojnë 20 mijë civilë. Edhe ekipi mjekësor është i lodhur.”

Avionët izraelitë mëngjesin e së dielës kanë kryer sulme ajrore pranë spitalit më të madh në Gazë, që është i mbushur me pacientë dhe dhjetëra mijëra palestinezë që po kërkojnë strehim. Izraeli tha se militantët e Hamasit kanë një qendër komanduese nën spital, duke mos dhënë komente të tjera për këtë pretendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat