Lideri çeçen, Kadyrov solidarizohet me Palestinën: Do të ndihmojmë vëllezërit tanë

Azia

Lideri çeçen, Kadyrov solidarizohet me Palestinën: Do të ndihmojmë vëllezërit tanë

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 11:30
Ramzan Kadyrov

Kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, deklaroi se Fondacioni Akhmat Kadyrov do të japë ndihma për 20 mijë familje palestineze, teksa foli për situatën në Rripin e Gazës.

“Pothuajse e gjithë bota nuk dëshiron të dëgjojë zërat e fëmijëve të varfër palestinezë. Tani ata po kthehen nga unë me shpresën se do të dëgjohen. Fondi publik “Akhmat Kadyrov”, si më parë, do t’u ofrojë të gjithë ndihmën e mundshme vëllezërve tanë nga Palestina. Në këtë fazë, tashmë, është përgatitur masa e ndihmës për 20 mijë familje”, ka shkruar ai në një postim në Telegram.

Konflikti midis Izraelit dhe grupit Hamas në Gaza filloi më 7 tetor kur grupi palestinez nisi shkrepjen e raketave drejt Tel Avivit, duke mobilizuar madje edhe luftëtarët e tij në komunitetet jugore izraelite. Si shenjë hakmarrjeje, Izraeli nisi bombardimin e Rripit të Gazës për të “eliminuar” Hamasin.

Vlen të theksohet se mbi 8000 njerëz janë vrarë, deri më tani, në Gaza që kur kanë filluar luftimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat